Kalo te përmbajtja
Të fundit

Lushaku: Qysh po mendoni ta mbani pushtetin kur dështimi kushton jetë njerëzish

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Lushaku: Qysh po mendoni ta mbani pushtetin kur dështimi kushton jetë njerëzish

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku, ka reaguar pas mungesës së dorëheqjeve nga ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt.

Lushaku ka kritikuar mungesën e përgjegjësisë institucionale, duke vlerësuar se dorëheqja do të përbënte një akt përgjegjësie për dështimin e institucioneve për ta mbrojtur viktimën.

Reklamë

Ajo ka theksuar se mosmarrja e përgjegjësisë nga krerët e shtetit dërgon një mesazh të rëndë për gratë e tjera.

“Kur për jetën e humbur të një gruaje nuk jep përgjegjësi askush në krye të shtetit, mesazhi për gratë e tjera është i tmerrshëm”, ka shkruar Lushaku në Facebook.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’