Kalo te përmbajtja
Të fundit

Shiroka-Pula s’komenton nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Shiroka-Pula s’komenton nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula nuk i është përgjigjur pyetjes së KosovaPress-it nëse shteti ka dështuar në mbrojtjen e grave, pas vrasjes së Arlinda Zekajt në Pejë.

E pyetur për përgjegjësinë e institucioneve në këtë rast, Shiroka-Pula nuk dha koment.

Reklamë

Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës. Për vrasjen dyshohet ish-kunati i saj, Albert Sylaj, i cili dyshohet se e sulmoi me sëpatë.

Viktima u vra pak minuta pasi ishte kthyer në shtëpinë e saj, e shoqëruar nga Policia e Kosovës. Ajo kishte raportuar më parë dhunë në familje nga bashkëshorti i saj, Jeton Sylaj.

Zekaj kishte kërkuar vazhdimisht mbrojtje nga institucionet, ndërsa ndaj bashkëshortit të saj ishte ngritur aktakuzë për kanosje.

I dyshuari për vrasjen u arrestua më 27 tetor.

Rasti ka nxitur reagime dhe protesta, përmes të cilave është kërkuar llogaridhënie institucionale për trajtimin e paralajmërimeve dhe kërkesave të viktimës për mbrojtje.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’