Cristiano Ronaldo vetëm 15 gola larg shifrës historike prej 1.000 golash në karrierë

Cristiano Ronaldo po i afrohet gjithnjë e më shumë një prej rekordeve më të jashtëzakonshme në historinë e futbollit. Yllit portugez i nevojiten vetëm edhe 15 gola për të arritur shifrën jubilare prej 1.000 realizimeve në karrierën e tij.
Ronaldo iu afrua këtij objektivi pas paraqitjes fantastike në fitoren e Al Nassrit ndaj Al Kholoodit, me rezultat 5:3, në kuadër të xhiros së 12-të të kampionatit saudit.
Reklamë
Kapiteni portugez ishte protagonist kryesor i kësaj përballjeje, duke realizuar tre gola në pjesën e dytë, përkatësisht në minutat 66, 72 dhe 81, për të kompletuar një tjetër tregolësh në karrierën e tij.
Me këto realizime, Ronaldo ka arritur në kuotën e 985 golave zyrtarë në karrierë, të shënuar me Sportingun, Manchester Unitedin, Real Madridin, Juventusin, Al Nassrin dhe Kombëtaren e Portugalisë.
Në moshën 41-vjeçare, superylli portugez vazhdon të sfidojë kufijtë e futbollit dhe tashmë është vetëm 15 gola larg një arritjeje historike që do ta vuloste edhe më shumë emrin e tij në historinë e këtij sporti.
Reklamë











