Kalo te përmbajtja
Të fundit

Hoti kërkon dorëheqjen e Sveçlës dhe Gërvallës: Hallkat kanë emër, kanë ministër

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Hoti kërkon dorëheqjen e Sveçlës dhe Gërvallës: Hallkat kanë emër, kanë ministër

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka reaguar pas vrasjes së 49-vjeçares Arlinda Zekaj, duke kritikuar ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoti ka thënë se përgjegjësia për dështimet institucionale nuk mund të fshihet pas hallkave të sistemit, pasi, sipas tij, ato drejtohen nga njerëz që duhet të japin llogari.

Reklamë

Ai ka theksuar se Arlinda kishte dërguar sinjale për rrezikun me të cilin përballej, por institucionet nuk arritën ta mbronin.

Hoti ka kërkuar dorëheqjen e Sveçlës dhe Gërvallës, duke e cilësuar atë si formë të llogaridhënies për rastin.

“Hallkat nuk dështojnë vetë. I dështojnë ata që i drejtojnë. Gjashtë vjet në pushtet, zoti Sveçla. Gjashtë vjet përgjegjësi për mbrojtjen e grave, zonja Gërvalla.

Arlinda ju dërgoi sinjalet. Ju i latë të kalonin. Dhjetë minuta pas lënies në shtëpi nga organet e rendit, ajo ishte e vdekur.

Sot fshihuni pas ‘hallkave’. Por hallkat kanë emër. Kanë ministër. Llogaridhënia nuk është raport. Është dorëheqje”, ka shkruar Hoti.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Hoti kërkon dorëheqjen e Sveçlës dhe Gërvallës: Hallkat kanë emër, kanë ministër | ATV