Kalo te përmbajtja
Të fundit

Memphis vazhdon serinë e fitoreve, triumfojnë edhe New Orleans dhe Atlanta

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Memphis vazhdon serinë e fitoreve, triumfojnë edhe New Orleans dhe Atlanta

Memphis Grizzlies po kalon një formë fantastike në NBA, duke regjistruar fitoren e pestë radhazi. Skuadra nga Memphisi triumfoi me rezultat 124-103 në transfertë ndaj Portlandit, duke vazhduar të kryesojë renditjen në Konferencën e Perëndimit.

Fuqia e Memphisit në këtë përballje ishte loja kolektive, pasi plot tetë basketbollistë të skuadrës realizuan më shumë se 10 pikë, duke dëshmuar edhe një herë forcën e grupit.

Reklamë

Fitoren e parë këtë sezon në kampionat e regjistroi New Orleans Pelicans, që mposhti Sacramento Kings me rezultat 132-120, në një ndeshje me shumë pikë dhe emocione. Fears dhe Williamson shkëlqyen për vendasit me nga 22 pikë secili, ndërsa 34 pikët e Acuf për Sacramento nuk mjaftuan për të shmangur humbjen.

Fitore të rëndësishme regjistroi edhe Atlanta Hawks, që në një përballje të luftuar deri në fund mposhti Cleveland Cavaliers me rezultat 114-111.

Okongwu ishte më i dalluari te Atlanta me 29 pikë, ndërsa kontribut të rëndësishëm dha edhe Walker, që e mbylli ndeshjen me 25 pikë. Kjo ishte një fitore me peshë për Atlantan në garën për një vend në fazën e plejofit.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’