Kalo te përmbajtja
Të fundit

Gjithçka që duhet të dini për Met Gala 2025

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Gjithçka që duhet të dini për Met Gala 2025

Met Gala është një nga ngjarjet më prestigjioze në industrinë e modës dhe artit, e cila mbahet çdo vit për të mbledhur fonde për Institutin e Kostumeve të Muzeut Metropolitan të Artit në Neë York. Njihet për tapetin e saj të kuq dhe për veshjet ekstravagante të të famshmëve, të cilat interpretojnë një temë specifike të përcaktuar për çdo vit.

Për herë të parë u mbajt në vitin 1948 dhe që atëherë është shndërruar në një nga netët më të mëdha në botën e modës.

Met Gala 2025 po afron dhe tashmë kemi disa detaje për këtë ngjarje madhështore. Met Gala 2025 do të mbahet më 5 maj, ditën e Hënë, në Neë York City në Muzeun Metropolitan të Artit.

Si çdo vit, yjet më të mëdhenj do të kalojnë në tapetin e kuq, duke ju përshtatur temës të caktuar nga Muzeu Metropolitan i Artit. Kjo traditë jo vetëm që feston modën, por gjithashtu nderon historinë dhe kulturën përmes veshjeve unike.

Më 9 tetor, Muzeu Metropolitan njoftoi se tema e vitit 2025 do të jetë “Superfine: Tailoring Black Style”. Kjo temë është e frymëzuar nga libri i Monica L. Miller, Slaves to Fashion: Black Dandyism and the Styling of Black Diasporic Identity.

Për sa i përket bashkë-kryesuesve, janë konfirmuar disa nga emrat më të njohur: Colman Domingo, Leëis Hamilton, A$AP Rocky, Pharrell Ëilliams dhe ikona e modës, Anna Ëintour. Ndërsa, kryetari nderi për vitin 2025 do të jetë LeBron James, një figurë e fuqishme jo vetëm në sport, por edhe në kulturën dhe stilin e modës.

Në ngjarje zakonisht marrin pjesë rreth 450 yje dhe figura të industrisë së modës cdo vit.

Sidoqoftë, ka edhe prej tyre që e kanë të ndaluar të jenë pjesëmarrës nga Met Gala. Donald Trump që nga viti 2017 nuk e ka të lejuar të marrë pjesë në këtë ngjarje prestigjioze.

Kurse Demi Lovato, Amy Schumer, janë vetëm disa nga yjet e mëdha që nuk duan të jenë pjesëmarrëse.

Amy Schumer pati thënë se nuk I pëlqen fare energjia e Met Galas dhe se nuk ka ndonjë interesim për modën./NO FILT

Gjithçka që duhet të dini për Met Gala 2025 | ATV