Kalo te përmbajtja
Të fundit

Dua Lipa në krye të festivalit Coachella 2027, publikohet lista e plotë e artistëve që do të performojnë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Dua Lipa në krye të festivalit Coachella 2027, publikohet lista e plotë e artistëve që do të performojnë

Festivali i njohur i muzikës, Coachella Valley Music and Arts Festival, ka zbuluar listën e artistëve që do të performojnë në edicionin e vitit 2027, ku në mesin e emrave kryesorë është edhe këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa.

Ylli i muzikës pop do të jetë një nga artistet kryesore të festivalit, së bashku me Tame Impala dhe SZA, të cilët do të kryesojnë programin muzikor gjatë dy fundjavave të këtij eventi.

Reklamë

Dua Lipa do të hapë programin kryesor të së premtes, më 9 prill, derisa do të rikthehet në skenë edhe më 16 prill, gjatë fundjavës së dytë. 

Tame Impala do të jetë emri kryesor i së shtunës, kurse SZA do të mbyllë programin e së dielës. 

Edicioni i vitit 2027 do të mbahet më 9-11 prill dhe 16-18 prill, në Empire Polo Club në Indio të Kalifornisë, ku pritet të mblidhen mijëra adhurues të muzikës nga vende të ndryshme të botës.

Përveç tre emrave kryesorë, lista përmban edhe artistë të njohur ndërkombëtarisht.

Në mesin e artistëve të tjerë që do të ngjiten në skenën e Coachellas janë: Zara Larsson, Kehlani, Phoebe Bridgers, Weezer, Tiësto, Martin Garrix, Role Model, Don Toliver, Dom Dolla, Kygo, Empire of the Sun, The Neighbourhood dhe Becky G. 

Për Lipën, pjesëmarrja në këtë festival përbën një tjetër moment të rëndësishëm në karrierën e saj ndërkombëtare, duke e vendosur në mesin e artistëve që do të kryesojnë një nga festivalet më të njohura muzikore në botë.

Sa i përket biletave, ato do të dalin në shitje të premten, më 13 nëntor, në orën 12:00 sipas kohës.

Organizatorët kanë bërë të ditur se të dy fundjavat do të kenë të njëjtën listë artistësh. /Telegrafi/

Reklamë