Kalo te përmbajtja
Të fundit

Tri emra të rinj i bashkohen Kosovës, emocionet dhe krenaria në fjalët e para si Dardanë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Tri emra të rinj i bashkohen Kosovës, emocionet dhe krenaria në fjalët e para si Dardanë

Kombëtarja e Kosovës ka marrë tri përforcime të reja për sfidat e ardhshme, ndërsa Lindrit Kamberi, Enis Rexhepi dhe Bleon Kurtulus tashmë janë pjesë e grupit të Dardanëve.

Tre futbollistët do të jenë në dispozicion të përfaqësueses kosovare për dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve, ndaj Izraelit dhe Irlandës, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tyre ndërkombëtare.

Reklamë

Përmes një videoje të publikuar nga Federata e Futbollit të Kosovës, treshja ka ndarë emocionet e para pas ftesës, duke mos e fshehur krenarinë për mundësinë që të përfaqësojnë vendin e tyre.

Lindrit Kamberi u shpreh i lumtur për këtë mundësi, duke theksuar se mezi pret të zbresë në fushë me fanellën dardane.

“Unë jam Lindrit Kamberi, futbollisti më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar dhe mezi pres me vesh fanellën e Kosovës. Forca Kosova”, deklaroi ai.

Edhe Enis Rexhepi e cilësoi si një krenari të veçantë përfshirjen në përfaqësuesen e Kosovës.

“Përshëndetje, unë jam Enis Rexhepi, lojtari më i ri i Kosovës. Jam shumë krenar me vesh fanellën e Dardanëve. Forca Kosova”, ishte mesazhi i tij.

Ndërkaq, Bleon Kurtulus përcolli një mesazh më emocional, duke zbuluar se përfaqësimi i Kosovës ka qenë gjithmonë një dëshirë e veçantë për të.

“Unë jam Bleon Kurtulus, lojtari më i ri i Kosovës. Zemra jem ka rrah gjithmonë për Kosovën. Forca Kosova”, u shpreh Kurtulus.

Tani, për Kamberin, Rexhepin dhe Kurtulusin nis sfida e vërtetë: ta dëshmojnë veten në nivelin ndërkombëtar dhe të japin kontributin e tyre për fanellën dardane.

Kosova fillimisht do të përballet me Izraelin në Prishtinë, këtë të shtunë, ndërsa javën e ardhshme do të udhëtojë drejt Dublinit, ku do të zhvillojë duelin e radhës ndaj Irlandës.

Tri fytyra të reja, tri histori të ndryshme, por një objektiv i përbashkët: të japin gjithçka për Kosovën dhe ngjyrat e saj.

Reklamë