Kalo te përmbajtja
Të fundit

“Drejtësi për Arlindën”, Nora Istrefi tregon se do të jetë pjesë e protestës për të

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

“Drejtësi për Arlindën”, Nora Istrefi tregon se do të jetë pjesë e protestës për të

Këngëtarja e njohur shqiptare, Nora Istrefi, ka njoftuar se do të jetë pjesë e protestës që mbahet sot (e mërkurë) në Prishtinë, në kërkim të drejtësisë për Arlinda Zekajn.

Përmes një postimi në InstaStory, artistja ka shprehur dhimbjen për rastin, duke theksuar se gratë meritojnë të jetojnë të sigurta, pa frikë dhe të kthehen në shtëpitë e tyre pa u rrezikuar.

Reklamë

“Me dhimbje që po kërkojmë ende gjënë më themelore: që një grua të jetë e sigurt, të jetojë pa frikë dhe të kthehet në shtëpi”, ka shkruar ajo.

Nora ka bërë të ditur se mendimet e saj janë me familjen e Arlindës dhe me të gjithë ata që e kanë dashur, ndërsa pjesëmarrjen në protestë e sheh si një kërkesë për drejtësi dhe mbrojtje për çdo grua.

“Si grua, si nënë, me dhimbje dhe me kërkesën që nuk duhet të pushojë: drejtësi për Arlindën dhe mbrojtje për çdo grua”, ka shkruar këngëtarja.

Në fund, ajo u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës, e cila mbahet sot, në orën 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Artistja ka kërkuar që kjo çështje të mos harrohet dhe që kërkesa për drejtësi të vazhdojë të dëgjohet nga institucionet dhe shoqëria. /Telegrafi/

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’