Kalo te përmbajtja
Të fundit

Knicks fitojnë ndeshjen e parë të sezonit, Lakers pësojnë humbjen e parë në NBA

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Knicks fitojnë ndeshjen e parë të sezonit, Lakers pësojnë humbjen e parë në NBA

Mëngjesin e sotëm janë zhvilluar katër ndeshje në elitën e basketbollit amerikan NBA.

Kampioni në fuqi, New York Knicks, ka marrë fitoren e parë të këtij sezoni pasi mundi Detroit Pistons me rezultat 111-97, me këta të fundit që pësuan humbjen e parë për këtë sezon.

Reklamë

Më meritorët për këtë fitore ishin Karl-Anthony Towns me 27 pikë e 20 kërcime, derisa Jalen Brunson kontribuoi me 23 pikë e shtatë asistime.

Nga ana tjetër, Paul Reed u dallua me 22 pikë e nëntë kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.

Knicks renditen në vendin e 11-të në Konferencën e Lindjes, derisa Pistons janë liderë të kësaj konference.

Los Angeles Lakers janë njoftuar me humbjen e parë në këtë sezon, pasi pësuan nga Portland Trail Blazers me shifrat 136-129.

Deni Avdija udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores me 23 pikë e nëntë asistime. 23 pikë shënoi edhe Ja Morant, derisa Jrue Holiday shtoi 22 sosh.

Te Lakers, Luka Doncic ishte ylli i mbrëmjes me 41 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime, mirëpo nuk mundi ta evitojë humbjen.

Sa i përket dy ndeshjeve të tjera, Boston Celtics fitoi me vështirësi ndaj Brooklyn Nets me rezultat të ngushtë 125-124.

Jayson Tatum shkëlqeu në këtë ndeshje me 40 pikë, pesë kërcime e tetë asistime.

San Antonio Spurs mposhti bindshëm Sacramento Kings me shifrat 130-103.

Victor Wembanyama realizoi 29 pikë, derisa Julian Champagnie shtoi 26 pikë për këtë fitore.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’