Kalo te përmbajtja
Të fundit

Barcelona thyen rekordin e të ardhurave nga biletat në El Clasico, arkëton 19.1 milionë euro

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Barcelona thyen rekordin e të ardhurave nga biletat në El Clasico, arkëton 19.1 milionë euro

Barcelona ka regjistruar një rekord të ri financiar nga shitja e biletave, falë përballjes së madhe ndaj Real Madridit në Spotify Camp Nou. Pavarësisht humbjes 2-1 në fushë, skuadra katalanase ka përfituar plot 19.1 milionë euro nga kjo ndeshje.

Sipas “Mundo Deportivo”, kjo shumë tejkalon rekordin e mëparshëm prej 16.4 milionë eurosh, të vendosur në El Clasicon e 10 majit, duke shënuar një rritje prej rreth 16 për qind.

Reklamë

Interesant është fakti se këtë herë në stadium ishin të pranishëm më pak tifozë. Përballja e së dielës u ndoq nga 60,055 spektatorë, krahasuar me 62,213 në ndeshjen e muajit maj.

Ky sukses financiar lidhet me politikën e çmimeve të Barcelonës, e cila përdor një sistem dinamik, duke përshtatur vlerën e biletave sipas kërkesës dhe rëndësisë së ndeshjes. Një ndikim të madh kanë pasur edhe sektorët premium dhe zgjerimi i hapësirave VIP në stadium.

Rekordi është arritur në një kohë kur Spotify Camp Nou ende nuk i ka përfunduar punimet e rinovimit dhe nuk funksionon me kapacitet të plotë.

Pas përfundimit të projektit, stadiumi pritet të ketë rreth 104,600 vende, përfshirë afro 9,500 ulëse VIP, krahasuar me rreth 5,000 që janë aktualisht.

Ndërkohë, anëtarët e klubit dhe mbajtësit e biletave sezonale patën një rol të rëndësishëm në këtë përballje, ndërsa rreth 10,000 bileta u blenë nga anëtarët gjatë fazës së para-shitjes.

Kështu, edhe pse Real Madridi triumfoi në fushë, Barcelona festoi një fitore të rëndësishme financiare, duke dëshmuar potencialin e madh ekonomik që pritet të sjellë stadiumi pas përfundimit të rinovimit.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’