Kalo te përmbajtja
Të fundit

Real Madridi shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Real Madridi shpreh ngushëllime pas aksidentit tragjik hekurudhor në Spanjë

Real Madridi ka reaguar zyrtarisht pas aksidentit të rëndë hekurudhor në provincën e Toledos, në Spanjë, ku raportohet për viktima dhe persona të lënduar.

Përmes një komunikate zyrtare, klubi madrilen ka shprehur tronditjen dhe dhimbjen për këtë tragjedi, duke u solidarizuar me familjet e viktimave dhe të gjithë personat e prekur nga aksidenti.

Reklamë

“Real Madrid CF dëshiron të shprehë tronditjen e tij më të thellë për aksidentin tragjik hekurudhor që ndodhi në provincën e Toledos”, thuhet në deklaratën e klubit.

Gjiganti spanjoll u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe të afërmve të personave që humbën jetën, ndërsa të lënduarve u ka përcjellë mesazhe mbështetjeje në këto momente të vështira.

Në reagimin e tij, Real Madridi ka vlerësuar gjithashtu punën e ekipeve të emergjencës dhe të gjithë personelit të angazhuar në operacionet e shpëtimit, të cilët po përballen me pasojat e kësaj ngjarjeje tragjike.

Klubi mbretëror ka shprehur solidaritetin e plotë me të gjithë të prekurit, duke ndarë dhimbjen me familjet që kanë humbur të dashurit e tyre në këtë aksident.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’