Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë, FFK-ja regjistron rezultatin 3-0

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ballkani fiton në tavolinë ndaj Vushtrrisë, FFK-ja regjistron rezultatin 3-0

Ballkani ka marrë tri pikë pa zbritur fare në fushë, pasi Komisioni i Garave i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) e ka regjistruar me rezultat zyrtar 3-0 ndeshjen ndaj Vushtrrisë, e cila nuk u zhvillua për shkak të bojkotit të futbollistëve vendas.

Vendimi është publikuar të mërkurën dhe i referohet përballjes së vlefshme për xhiron e 11-të të Superligës së Kosovës, e cila ishte paraparë të zhvillohej në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Reklamë

Futbollistët e Vushtrrisë refuzuan të paraqiteshin në fushë për shkak të obligimeve të papërmbushura nga kryesia e klubit, duke bërë që ndeshja ndaj skuadrës nga Suhareka të mos zhvillohej sipas planifikimit.

Pas shqyrtimit të rastit, Komisioni i Garave i FFK-së ka vlerësuar se janë plotësuar kushtet për regjistrimin e takimit me rezultat zyrtar në favor të Ballkanit.

“Duke pasur parasysh gjendjen faktike të konstatuar dhe detyrimin për zbatimin e rregullave që përcaktojnë zhvillimin e rregullt të garave, Komisioni ka vlerësuar se ekzistojnë kushtet për regjistrimin e ndeshjes me rezultat zyrtar”, thuhet në vendimin e publikuar.

Me këto tri pikë, Ballkani arrin në kuotën e 16 pikëve pas 11 ndeshjeve të zhvilluara, duke përfituar nga situata e krijuar te kundërshtari.

Në anën tjetër, Vushtrria vazhdon të përballet me probleme serioze, si në aspektin sportiv, ashtu edhe në atë institucional. Pas këtij vendimi, skuadra mbetet në fund të tabelës me vetëm tri pikë, në një periudhë gjithnjë e më të vështirë të sezonit.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’