Kalo te përmbajtja
Të fundit

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, fiton sërish besimin e federatës dhe merr shiritin e kapitenit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Granit Xhaka rikthehet te Zvicra, fiton sërish besimin e federatës dhe merr shiritin e kapitenit

Granit Xhaka do të jetë sërish në dispozicion të Përfaqësueses së Zvicrës për ndeshjet e nëntorit në Ligën e Kombeve, pasi Federata Zvicerane e Futbollit ka vendosur t’i japë fund pezullimit të tij nga kombëtarja.

Mesfushori i Sunderlandit mungoi në tri ndeshjet e fundit ndaj Skocisë, Maqedonisë së Veriut dhe Sllovenisë, pas një hetimi lidhur me përdorimin e një certifikate të falsifikuar vaksinimi kundër COVID-19.

Reklamë

Kapiteni zviceran kishte pranuar se kishte siguruar një dokument të tillë, i cili i kishte mundësuar të udhëtonte dhe të merrte pjesë në aktivitete sportive gjatë vitit 2022.

Pas shqyrtimit të rastit, federata ka vlerësuar se rikthimi i Xhakës është vendimi i duhur dhe se ai mund të kontribuojë sërish në objektivat e përfaqësueses.

“E kemi shqyrtuar këtë çështje nga këndvështrime të ndryshme. Jemi të bindur se një rikthim në kombëtare në muajin nëntor është një veprim i përgjegjshëm dhe i duhur”, thuhet në vendimin e federatës.

Megjithatë, Xhaka është gjobitur me 150 mijë franga zvicerane dhe është dënuar me dy vjet pezullim me kusht, gjatë të cilave nuk duhet të kryejë shkelje të tjera. Me rikthimin e tij në përfaqësuese, futbollisti me origjinë shqiptare pritet ta rimarrë edhe shiritin e kapitenit.

Zvicra, e cila kryeson Grupin E, do t’i zhvillojë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve kundër Sllovenisë dhe Skocisë, më 13 dhe 16 nëntor.

Rikthimi i Xhakës përbën një lajm të rëndësishëm për zviceranët, të cilët do të kenë sërish në dispozicion një nga lojtarët kryesorë të skuadrës për ndeshjet vendimtare të nëntorit.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’