Kalo te përmbajtja
Të fundit

Mohamed Salah nderohet në Turqi, një rrugë në Trabzon do të mbajë emrin e tij

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Mohamed Salah nderohet në Turqi, një rrugë në Trabzon do të mbajë emrin e tij
None

Komuna e Yomras, në qytetin turk të Trabzonit, ka ndërmarrë një iniciativë të veçantë për të nderuar yllin egjiptian të Trabzonsporit, Mohamed Salah, duke vendosur që një rrugë në këtë zonë të mbajë emrin e futbollistit.

Autoritetet lokale kanë përfunduar procedurat e nevojshme dhe kanë siguruar miratimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë. Vendosja e tabelave me emrin e ri pritet të nisë së shpejti, ndërsa data e inaugurimit do të bëhet e ditur në një moment të mëvonshëm.

Reklamë

Kryetari i komunës së Yomras, Mustafa Beyik, ka shpjeguar për televizionin “On Sport” se kjo ide lindi si shenjë respekti dhe vlerësimi për futbollistin, i cili ka fituar simpatinë e banorëve vendas.

Sipas tij, ardhja e Salahut është pritur me entuziazëm të madh, jo vetëm për cilësitë që demonstron në fushën e lojës, por edhe për spektaklin që u dhuron tifozëve.

Beyik theksoi se komuna dëshironte që kjo lidhje e veçantë me futbollistin të shndërrohej në një nderim konkret. Fakti që Salah jeton brenda territorit administrativ të Yomras ishte një tjetër arsye që i shtyu autoritetet ta ndërmerrnin këtë iniciativë.

Propozimi u paraqit fillimisht në këshillin komunal, ku mori mbështetjen unanime të të gjithë anëtarëve. Më pas, nisën procedurat ligjore për realizimin e tij, përfshirë kërkesën drejtuar Ministrisë së Punëve të Jashtme, pasi rregullat në Turqi kërkojnë miratim të veçantë për emërtimin e rrugëve me emrat e personaliteteve të huaja.

Ajo që bie në sy është shpejtësia me të cilën u miratua kërkesa. Sipas kryetarit të komunës, përgjigjja pozitive erdhi brenda vetëm një jave, ndonëse procedura të tilla zakonisht kërkojnë më shumë kohë për shkak të verifikimeve përkatëse.

Ndërkohë, drejtuesit e Trabzonsporit e kanë njoftuar edhe vetë futbollistin për vendimin. Sipas Beyikut, Salah e ka pritur me shumë gëzim këtë lajm, i cili do ta përjetësojë emrin e tij në zonën ku jeton.

Kështu, përtej paraqitjeve në fushën e blertë, Mohamed Salah pritet të marrë edhe një nderim të veçantë në Trabzon, duke u bërë pjesë e identitetit të një prej zonave të qytetit turk.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’