Kalo te përmbajtja
Të fundit

Paul Pierce pretendon se i kanë mbetur vetëm 300 mijë dollarë, ish-ylli i NBA-së përballet me probleme financiare

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Paul Pierce pretendon se i kanë mbetur vetëm 300 mijë dollarë, ish-ylli i NBA-së përballet me probleme financiare

Ish-basketbollisti i Boston Celtics, Paul Pierce, i cili raportohet se ka fituar rreth 200 milionë dollarë gjatë karrierës së tij në NBA, po përballet me vështirësi financiare, sipas dokumenteve të paraqitura në gjykatë.

Avokati i tij ka deklaruar se Pierce aktualisht ka rreth 300 mijë dollarë në llogarinë bankare, pasi mbeti pa të ardhura të rregullta pas ndërprerjes së kontratës me Fox Sports. Sipas dokumenteve, ish-basketbollisti e mori pagën e fundit në muajin gusht.

Reklamë

Sipas raportimeve të “TMZ”, Pierce paguan rreth 48 mijë dollarë në muaj për mbështetjen financiare të fëmijëve. Pas përmbushjes së detyrimeve mujore, shuma që i mbetet është dukshëm më e vogël.

Përveç parave në bankë, ish-ylli i NBA-së zotëron edhe pasuri të paluajtshme me vlerë rreth tre milionë dollarë. Muajin e kaluar, ai përfitoi disa të ardhura nga investimet në biznese të tjera, ndërsa gjatë këtij viti raportohet se ka fituar rreth 10 mijë dollarë nga YouTube.

Çështja lidhet me një proces gjyqësor me Princess Santiago, nënën e djalit të tij, për detyrimet financiare ndaj fëmijës. Gjykata e kishte urdhëruar më herët Pierce të paguante mbështetje të përkohshme financiare, si dhe 100 mijë dollarë për shpenzimet ligjore të Santiago-s.

Tashmë, ajo po kërkon edhe 40 mijë dollarë për avokatët dhe 10 mijë dollarë për një kontabilist mjeko-ligjor, i cili do të shqyrtonte gjendjen financiare të ish-basketbollistit. Pierce, nga ana e tij, i ka kërkuar gjykatës që ta refuzojë këtë kërkesë.

Paul Pierce është një nga emrat e njohur të basketbollit amerikan. Ai fitoi titullin e NBA-së me Boston Celtics në vitin 2008, kur u shpall edhe MVP i finaleve. Pas përfundimit të karrierës si lojtar në vitin 2017, ai vazhdoi angazhimin në basketboll si analist televiziv.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Paul Pierce pretendon se i kanë mbetur vetëm 300 mijë dollarë, ish-ylli i NBA-së përballet me probleme financiare | ATV