Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kurti i shpreh ngushëllime kryeministrit spanjoll pas aksidentit tragjik hekurudhor

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kurti i shpreh ngushëllime kryeministrit spanjoll pas aksidentit tragjik hekurudhor

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shprehur ngushëllime kryeministrit të Spanjës, Pedro Sánchez, pas aksidentit tragjik hekurudhor në Madrid, ku kanë humbur jetën dhjetëra persona.

Përmes një reagimi në platformën X, Kurti u shpreh i pikëlluar për këtë ngjarje, duke shprehur solidaritet me familjet e viktimave dhe popullin spanjoll.

Reklamë

“Thellësisht i pikëlluar nga lajmi për aksidentin hekurudhor në Spanjë, i cili ka marrë dhjetëra jetë njerëzish. Ngushëllimet e mia më të sinqerta i shpreh kryeministrit Pedro Sánchez, familjeve të viktimave dhe popullit të Spanjës në këtë ditë tragjike”, ka shkruar Kurti.

Sipas raportimeve, dy trena me shpejtësi të lartë janë përplasur në Spanjë, duke shkaktuar ndërprerjen e linjës hekurudhore që lidh Madridin me rajonin jugor të Andaluzisë.

Autoritetet rajonale të Castilla-La Mancha kanë njoftuar se nga aksidenti kanë humbur jetën të paktën 64 persona.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’
Kurti i shpreh ngushëllime kryeministrit spanjoll pas aksidentit tragjik hekurudhor | ATV