(VIDEO) Momenti kur Policia arreston Albert Sylajn në Deçan, të dyshuarin për vrasjen e Arlinda Zekajt

Janë publikuar pamjet nga momenti i arrestimit të Albert Sylajt, i dyshuari kryesor për vrasjen e Arlinda Zekajt, ngjarje kjo që tronditi opinionin publik në Kosovë.
Sylaj, i cili ishte në kërkim nga Policia e Kosovës, u arrestua mbrëmjen e së martës, më 27 tetor 2026, rreth orës 23:40, në Deçan, pas angazhimeve intensive operative dhe hetimore.
Reklamë
Ai dyshohet se më 25 tetor 2026, në fshatin Vitomiricë të Pejës, ka vrarë kunatën e tij, Arlinda Zekajn.
Vrasja e rëndë kishte shkaktuar reagime të shumta në opinionin publik, veçanërisht pas raportimeve se viktima kishte kërkuar më herët mbrojtje nga institucionet përgjegjëse.
Sipas Policisë së Kosovës, lokalizimi dhe arrestimi i të dyshuarit u realizuan falë veprimeve operative të njësive policore, si dhe bashkëpunimit me qytetarët.
Policia ka bërë të ditur se veprimet e mëtejshme procedurale do të zhvillohen në koordinim me organet kompetente të drejtësisë.
Ndërkohë, në pamjet e publikuara shihet momenti i arrestimit të Albert Sylajt, pas dy ditësh në kërkim nga organet e rendit.
Reklamë











