Kalo te përmbajtja
Të fundit

Qeveria miraton projektligjin për marrëveshjen e ndihmës juridike me Belgjikën

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Qeveria miraton projektligjin për marrëveshjen e ndihmës juridike me Belgjikën

Qeveria e Kosovës ka miratuar Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes me Mbretërinë e Belgjikës për Ndihmë të Ndërsjellë Juridike në Çështje Penale.

Marrëveshja synon forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në sigurimin e provave, zhvillimin e procedurave penale dhe luftimin e krimit ndërkufitar.

Reklamë

Zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka thënë se marrëveshja rregullon edhe procedurat për sekuestrimin dhe konfiskimin e pasurisë, si dhe krijimin e grupeve të përbashkëta hetimore.

Përmes saj përcaktohen rregullat për shkëmbimin e provave, veprimet hetimore dhe procedurale, si dhe përgjegjësitë e autoriteteve të të dyja shteteve në trajtimin e kërkesave për ndihmë juridike.

Reklamë

Kolegji AAB – ne fund pas kutise ‘mos e humb as nje lajm’