Kalo te përmbajtja
Të fundit

Jorge Jesus flet për Ronaldon pas humbjes së Portugalisë: Mund të më mungojë vetëm shoqëria e tij

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Jorge Jesus flet për Ronaldon pas humbjes së Portugalisë: Mund të më mungojë vetëm shoqëria e tij

Përzgjedhësi i Portugalisë, Jorge Jesus, ka komentuar mungesën e Cristiano Ronaldos pas humbjes 1-4 ndaj Danimarkës, në ndeshjen e parë të kombëtares portugeze pas njoftimit të yllit 41-vjeçar për tërheqjen nga futbolli ndërkombëtar.

I pyetur nëse Portugalisë do t’i mungojë Ronaldo, Jesus u shpreh se kontributi i madh i sulmuesit gjatë 23 viteve me kombëtaren nuk do të harrohet nga tifozët.

Reklamë

Ndërkohë, kur u pyet nëse edhe atij personalisht do t’i mungojë ish-kapiteni i Portugalisë, trajneri dha një përgjigje interesante.

“Si mund të më mungojë kur ai nuk është më në kombëtare? E vetmja gjë që mund të më mungojë është shoqëria e tij. Ai nuk luan më, nuk është këtu dhe tashmë ka marrë një vendim për situatën e tij”, deklaroi Jesus.

Kjo ishte humbja e parë e Portugalisë nën drejtimin e Jorge Jesusit, pas katër fitoreve radhazi në Ligën e Kombeve.

Pavarësisht disfatës, portugezët vazhdojnë të kryesojnë grupin me 12 pikë, të ndjekur nga Danimarka me nëntë, Norvegjia me gjashtë dhe Uellsi me tri pikë.

Në ndeshjet e fundit të grupit, Portugalia do të luajë në udhëtim ndaj Uellsit, ndërsa Danimarka do të presë Norvegjinë.

Reklamë