Kalo te përmbajtja
Të fundit

Bruno Fernandes shtyn rinovimin me Manchester Unitedin, pret të shohë projektin e ri të klubit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Bruno Fernandes shtyn rinovimin me Manchester Unitedin, pret të shohë projektin e ri të klubit

E ardhmja e Bruno Fernandesit te Manchester Unitedi vazhdon të jetë në pikëpyetje, pasi mesfushori portugez nuk ka ndërmend të nxitojë për rinovimin e kontratës.

32-vjeçari dëshiron fillimisht të shohë se si do të funksionojë skuadra nën drejtimin e Mauricio Pochettinos, përpara se të marrë një vendim për vazhdimin e karrierës në “Old Trafford”.

Reklamë

Sipas raportimeve të mediumit “The Sun”, Fernandes tashmë ka refuzuar dy oferta për rinovimin e kontratës, pasi dëshiron të bindet për progresin e klubit dhe ambiciet e tij përpara se të vendosë për të ardhmen.

Ndërkohë, drejtuesit e Manchester Unitedit synojnë të aktivizojnë klauzolën për zgjatjen e kontratës së portugezit edhe për një vit, para muajit janar.

Kontrata aktuale e Fernandesit skadon në verën e ardhshme, ndërsa mbetet të shihet nëse palët do të arrijnë marrëveshje për vazhdimin e bashkëpunimit.

Reklamë