Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kosova barazon pa gola 0:0 kundër Izraelit

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kosova barazon pa gola 0:0 kundër Izraelit

Kombëtarja e Kosovës nuk ka arritur më shumë se një barazim pa gola 0:0 kundër Izraelit,në ndeshjen e cila u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri”në Prishtinë që i takoi xhiros së 5-të të Ligës së Kombeve.

Në pjesën e parë “Dardanët”patën raste të mira shënimi,ku Edon Zhegrova dhe Lindrit Kamberi rrezikuan por pa sukses.

Reklamë

Poashtu edhe debutuesi Lindrit Kamberi pati një rast të mirë për gol,por tentativa e tij  përfundoi në traversë.

Dominimi i Kosovës vazhdoi përgjatë gjithë ndeshjes,por mbrojtja e mysafire ishte tejet mirë e orgnizuar duke ndalur aksionet e lojtarëve dardanë.

Megjithatë,situata për ekipin e Franco Fodës u përkeqsua në minutën e 72-të të ndeshjes,ku Veldin Hoxha u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje në zonën e mesfushës,duke i lënë “Dardanët” me një lojtar më pak në fushë.

Deri në fund Kosova pati edhe një rast tjetër ku Zhegrova tentoi,por gjuajtja shkoi jashtë portës dhe kështu ndeshja përfundoi pa gola 0:0.

Kosova tani 6 pikë të grumbulluara në grupin B3 pas 5 ndeshjeve,kurse ndeshjen e fundit e zhvillon të martën në udhëtim kundër Irlandës në Dublin.

Reklamë