Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Izraelit, dy ndryshime dhe një befasi nga Franco Foda

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kosova publikon formacionin zyrtar ndaj Izraelit, dy ndryshime dhe një befasi nga Franco Foda

Kombëtarja e Kosovës do të përballet sot me Izraelin, në kuadër të xhiros së pestë të Ligës së Kombeve, në një ndeshje me rëndësi të madhe për objektivat e “Dardanëve”.

Skuadra e drejtuar nga Franco Foda synon të marrë pikët e plota për të forcuar pozitat në garën për vendin e dytë në Ligën B.

Reklamë

Përzgjedhësi gjerman ka publikuar formacionin zyrtar, ku vërehen disa ndryshime në krahasim me ndeshjet e kaluara.

Kapiteni i Zurichut, Lindrit Kamberi, do të nisë për herë të parë si titullar, duke zëvendësuar njërin prej mungesave në repartin defensiv, për shkak të mungesës së Albian Hajdarit dhe Lumbardh Dellovës.

Befasia më e madhe vjen në portë, ku Amir Shaipi do të jetë titullar në vend të Aro Muriqit.

Ndërkohë, Veldin Hoxha ka fituar garën me Elvis Rexhbecajn për një vend në mesfushë, ku do të luajë përkrah Leon Avdullahut.

Në repartin ofensiv nuk ka ndryshime, pasi Edon Zhegrova dhe Milot Rashica do të mbështesin sulmuesin kryesor, Vedat Muriqi.

Formacionet zyrtare:

Kosova: Shaipi, Kamberi, Hajrizi, Krasniqi, Gallapeni, Hoxha, Avdullahu, Vojvoda, Zhegrova, Rashica, Muriqi.

Izraeli: Daniel Peretz, Dasa, Shlomo, Yehosha, Nachmias, Stoinov, Abada, Dor Peretz, Azoulay, Gloukh, Tociomiti.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, me fillim nga ora 15:00.

Reklamë