
Sulmuesi 18-vjeçar i Stuttgartit, Enis Rexhepi, nuk do të jetë pjesë e listës së Kosovës për ndeshjen e sotme ndaj Izraelit, pasi ende nuk është kompletuar dokumentacioni i nevojshëm në FIFA për ndryshimin e përfaqësueses.
Emri i talentit kosovar nuk është përfshirë në mesin e 23 futbollistëve të përzgjedhur nga Franco Foda për këtë përballje, por mungesa e tij nuk lidhet me arsye sportive apo me ndonjë vendim teknik të përzgjedhësit.
Reklamë
Çështja ka të bëjë ekskluzivisht me procedurat administrative në FIFA, të cilat duhet të përfundojnë për të mundësuar kalimin e tij nga përfaqësuesja e Shqipërisë te ajo e Kosovës.
Megjithatë, besimi i Franco Fodës dhe drejtuesve të Federatës së Futbollit të Kosovës ndaj 18-vjeçarit është shumë i madh. Rexhepi shihet si një futbollist me potencial të rëndësishëm dhe një investim për të ardhmen e Kombëtares.
Sulmuesi i Stuttgartit ka zgjedhur që me dëshirën e tij ta përfaqësojë Kosovën dhe tashmë pret vetëm përfundimin e procedurave për të pasur mundësinë të debutojë me fanellën e Dardanëve.
Pra, mungesa ndaj Izraelit është vetëm çështje dokumentacioni, ndërsa pritshmëritë për Enis Rexhepin në të ardhmen e kombëtares së Kosovës mbeten të larta.
Reklamë










