Klopp i mahnitur nga Brajan Gruda, trajneri gjerman: “Është një lojtar i jashtëzakonshëm”

Jurgen Klopp është shprehur i kënaqur me paraqitjen e Gjermanisë në fitoren 3-1 ndaj Serbisë, duke vlerësuar progresin e skuadrës, por edhe duke veçuar talentin me origjinë shqiptare, Brajan Gruda, i cili realizoi një nga golat e takimit.
Trajneri gjerman e konsideroi këtë paraqitje një hap të rëndësishëm përpara në ndërtimin e skuadrës, duke theksuar se lojtarët duhet të kenë më shumë besim te cilësitë e tyre.
Reklamë
“Duhet të mësohemi me faktin se jemi vërtet të mirë, ose mund të bëhemi një skuadër shumë e mirë. Këtë ua kam thënë edhe lojtarëve”, u shpreh Klopp.
Ai shtoi se në këtë fazë nuk mund të kërkohet përsosmëri nga ekipi dhe se Gjermania nuk ka nevojë të fitojë çdo ndeshje me rezultate të thella për të dëshmuar potencialin e saj.
Një vëmendje të veçantë mori Brajan Gruda, i cili në debutimin e tij me kombëtaren realizoi një gol spektakolar pas një aksioni individual.
Klopp nuk i kurseu elozhet për talentin e ri, duke kujtuar edhe paraqitjet e tij të mëparshme te Mainz.
“Më kujtohet koha e tij te Mainz, kur shënoi një gol të ngjashëm. Edhe atëherë thoshim se ishte një lojtar shumë i mirë. I shkreti mbrojtës i majtë serb”, tha me humor trajneri gjerman.
Më pas, Klopp e cilësoi Grudën një futbollist të jashtëzakonshëm, duke vlerësuar guximin dhe mënyrën se si ai e interpretoi lojën.
“Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm. Luajti lojën e tij, mori përsipër rreziqe dhe zhvilloi një paraqitje fantastike. Goli i tij i parë në debutimin me kombëtaren – ky është një rekord mjaft i mirë, apo jo?”, përfundoi Klopp.
Një debutim ëndrrash për Brajan Grudën, i cili me golin dhe paraqitjen e tij ka marrë menjëherë vëmendjen dhe vlerësimin e trajnerit gjerman.
Reklamë









