Kalo te përmbajtja
Të fundit

Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, tri fitore radhazi dhe kualifikim në çerekfinale

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Akil Gjakova shkëlqen në Zagreb, tri fitore radhazi dhe kualifikim në çerekfinale

Xhudisti kosovar Akil Gjakova po zhvillon një garë të shkëlqyer në Grand Prix Zagreb 2026, ku ka arritur të sigurojë kualifikimin në çerekfinale pas tri fitoreve radhazi.

Gjakova e nisi garimin me një fitore bindëse ndaj rumunit Lucian Bors Dumitrescu, të cilin e mposhti me Ippon.

Reklamë

Në përballjen e dytë, xhudisti kosovar triumfoi ndaj ukrainasit Serhii Nebotov, duke siguruar fitoren me një Waza-ari dhe një Yuko.

Ndërkohë, në duelin e tretë, Akil Gjakova vazhdoi me të njëjtin ritëm, duke mposhtur me Ippon Karim Abdulaevin nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Me këto tri fitore, përfaqësuesi i Kosovës ka siguruar një vend në mesin e tetë më të mirëve në kategorinë e tij.

Në çerekfinale, Gjakovën e pret një përballje me francezin Nathan Cadignan, ku do të synojë një tjetër fitore për të vazhduar rrugëtimin drejt medaljes në Grand Prix Zagreb 2026.

Reklamë