Kalo te përmbajtja
Të fundit

Kevin De Bruyne drejt largimit nga Napoli, belgu po shqyrton rikthimin në vendlindje

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Kevin De Bruyne drejt largimit nga Napoli, belgu po shqyrton rikthimin në vendlindje

Kevin De Bruyne mund të mos qëndrojë gjatë te Napoli, pasi mundësia e rikthimit të tij në Belgjikë po bëhet gjithnjë e më konkrete.

E ardhmja e mesfushorit belg në Itali ka filluar të vihet në dyshim, pas deklaratave të bashkëshortes së tij, Michele, e cila ka pranuar se familja po e mendon gjithnjë e më shumë mundësinë e kthimit në vendlindje.

Reklamë

Sipas raportimeve të mediumit “NINA”, familja e futbollistit nuk është përshtatur plotësisht me jetën në Napoli. Vëmendja e madhe që merr De Bruyne nga tifozët dhe publiku ua vështirëson edhe daljet dhe aktivitetet e zakonshme të përditshme.

Për këtë arsye, bashkëshortja e tij ka bërë të ditur se rikthimi në Limburg të Belgjikës është një mundësi që po diskutohet gjithnjë e më shpesh. Atje, familja do të kishte mundësi të ishte më pranë të afërmve dhe të shijonte një jetë më të qetë.

Kështu, qëndrimi i De Bruyne në Itali mbetet në pikëpyetje, ndërsa dëshira për t’u rikthyer pranë familjes mund të ndikojë në vendimin e tij për të ardhmen.

Reklamë