Kosova me dy mungesa ndaj Irlandës, Foda liron Zhegrovën dhe Hoxhën

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda, ka vendosur t’i lirojë nga grumbullimi dy futbollistët Edon Zhegrova dhe Veldin Hoxha, të cilët nuk do të jenë në dispozicion për ndeshjen e radhës ndaj Irlandës.
Zhegrova është liruar nga grumbullimi për shkak të një lëndimi, i cili e pamundëson paraqitjen e tij në sfidën e ardhshme të Dardanëve. Kështu, Foda nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e sulmuesit në këtë përballje.
Reklamë
Ndërkohë, Veldin Hoxha është liruar për një arsye tjetër. Mesfushori është i pezulluar për ndeshjen ndaj Irlandës, pasi në duelin e fundit kundër Izraelit u ndëshkua me karton të kuq, pas dy kartonëve të verdhë.
Kësisoj, Kosova do të përballet me Irlandën pa dy futbollistët, të cilët për arsye të ndryshme nuk do të jenë pjesë e skuadrës.
Dardanët synojnë ta përmbyllin fazën e grupeve me rezultat pozitiv dhe ta sigurojnë pozitën e dytë, e cila u mundëson pjesëmarrjen në plejofin për promovim në Ligën A të Ligës së Kombeve.
Reklamë








