Kalo te përmbajtja
Të fundit

Ardian Krasniqi shkëlqen në Stuttgart, fiton me nokaut në raundin e tretë

Nga Gazetar i verifikuar i ATV

Shto ATV në Google(hapet në dritare të re)

Ndaj

Ndani këtë artikull përmes

Ose kopjo linkun

Ardian Krasniqi shkëlqen në Stuttgart, fiton me nokaut në raundin e tretë

Boksieri shqiptar Ardian Krasniqi ka vazhduar me paraqitje mbresëlënëse në ring, duke regjistruar një tjetër fitore bindëse në karrierën e tij profesioniste.

Në një atmosferë spektakolare në “SCHARRena” të Stuttgartit, Krasniqi triumfoi ndaj boksierit venezuelian Ricardo Guarapana, të cilin e mposhti me nokaut në raundin e tretë.

Reklamë

Nipi i legjendës së boksit shqiptar, Luan Krasniqi, po kalon një periudhë fantastike, ndërsa kjo fitore e konfirmon edhe një herë formën e tij të shkëlqyer.

Me këtë sukses, Ardian Krasniqi e çon në 14 numrin e fitoreve në karrierën profesioniste, duke ruajtur bilancin perfekt prej 14 fitoresh në po aq meçe të zhvilluara.

Kështu, boksieri shqiptar vazhdon të mbetet i pamposhtur, duke ndërtuar një karrierë gjithnjë e më premtuese në boksin profesionist.

    Reklamë