EKSKLUZIVE: Menaxheri, Milan Martinoviç tregon si ndodhi transferimi i Elmedin Ramës te Slavia Prague

Transferimi i Elmedin Ramës nga Trepça te gjiganti çek, Slavia Prague kishte bërë bujë të madhe së fundmi.

E kjo për faktin se ishte lojtari i parë nga Liga e Parë e Kosovës që kishte arritur të kompletonte transferimin e tij tek një skuadër e një niveli të lartë siç është Slavia Prague.

Prapa gjithë këtij transferimi të rëndësishëm për karrierën e Ramës, si dhe për futbollin kosovar, qëndron agjenti kroat, Milan Martinoviç, i cili ekskluzivisht për ATV, ka zbuluar prapaskenat e këtij transferimi.

“Kam marr informacione për Elmedinin para një viti nga bashkëpuntorët e mij këtu në Kosovës, veçanërisht nga Agim Saraçi, i cili jeton këtu dhe e di gjithë situatën dhe ishte në kontakte shumë të mira me klubin. Pas kësaj, une kam folur me Slavia Pragën, klub me të cilin kam bashkëpunime shumë të afërta, me të cilin kam transferuar lojtarë më herët, edhe tani. Ju thash që kam një lojtar me shumë potencial. Pasi u tregova disa video të Elmedinit, ata më pyetën nëse është e mundur që fillimisht ta marrin në prova atë. Më pas pyeta klubin e Trepçës nëse është e mundur që Elmedini në shkonte ne prova fillimisht, dhe klubi u bind dhe pranuan këtë gjë. Që nga shkurti i këtij viti, Elmedini filloi provat te Slavia, ku në korrik nënshkruajti kontratë profesionale, dhe deri më tani janë shumë të kënaqur me të”, tha fillimisht Martinovic.

Martinovic bashkëpunon tash e disa vite me Trepçën, klub i cili sipas tij ka disa talentë që mund të bëjnë një hap të madh në karrierën e tyre, në të njëjtën mënyrë siç bëri Elmedin Rama.


“Jam shumë i lumtur që punojë më Trepçën, pasi njerëzit atje janë shumë profesionist, ata janë njerëz shumë të mirë dhe po bëjnë punë shumë të mirë në klub. Shpresoj që sezonin e ardhshëm të jenë në Superligën e Kosovës, gjë që është shumë e rëndësishme për klubin. Unë do të mundohem t’i ndihmojë ata me disa gjëra. Por sigurisht që ata janë duke punuar shumë me lojtarët e rinj me akademinë e tyre, dhe sigurisht që ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë për këtë gjë”, vazhdoi ai.

Së fundmi, ai kishte arritur të transferonte edhe dy lojtarë kryesor në ligat evropiane. Ledjan Krasniqin nga skuadra e të rinjëve te Prishtina, në skuadrën çeke, Pribram, si dhe Ardit Miftarin. Megjithatë transferimi i këtij të fundit kishte dështuar për një arsye që nuk varet nga dora e tij.


“Ne jemi përpjekur ta transferojë atje, ai ka shumë potencial gjithashtu, por për fat të keq, ai erdhi më klub dhe ishte i lënduar, për këtë shkak nuk arriti t’i tregojë cilësitë e tij. Ndërsa sa i përket Ledian Krasniqit, ai është tani atje, por ne duhet të presim ende procedurat e vizave, për të marrë leje që të jetë banor i përhershëm atje. Megjithatë kjo gjë do të kompletohet së shpejti”, përfundoi ai.

Ndryshe, Martinovic vazhdon të ketë marrëdhënie të ngushta me skuadrën e Trepçës, klub nga i cili pritet që disa futbollistë të bëjnë hapin e madh në karrierën e tyre./ATVlive.tv

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA