PËRGATITI: FATLUM JASHARI
Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ishte destinacioni i radhës i shefit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane – CIA, William Burns, në turin befasues në rajon.
Në masa të shtuara sigurie, pas ndalesës fillestare nëAmbasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ai shkoi në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani.
Rreth 50 minuta ka zgjatur qëndrimi i drejtorit të CIA-s, William Burns, në ndërtesën e Kuvendit, respektivisht të Presidencës.
Nuk ka konfirmim nëse aty u takua edhe me zyrtarë tëtjerë shtetërorë.
Derisa qytetarët dhe automjetet lëviznin zakonshëm në rrugët, sheshin dhe kafenetë afër ndërtesës – Policia u pamundësoi mediave përcjelljen e largimit të Burns-it,duke i detyruar jashtë një perimetri të supozuar dhe të pashënjuar.
Pak më shumë se sa shefi i CIA-s, aty qëndroi ambasadori Jeffrey Hovenier.
Nga aty, delegacioni amerikan, i prirë nga WilliamBurns, vazhdoi për në selinë qendrore të Agjencisë sëKosovës për Inteligjencë, për një takim me drejtorin Petrit Ajeti.
Jozyrtarisht ATV-ja kuptoi se kryeministri Albin Kurtisonte kthehet në Kosovë – por nuk ka një konfirmim për takim eventual me drejtorin e CIA-s.
Ambasada e SHBA-së nuk dha asnjë informacion lidhur me njërën nga vizitat më të rëndësishme nga një zyrtar amerikan.
Paraprakisht, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane vizitoi Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë./atvlive.tv
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:






