5.3 C
Pristina
Thursday, April 30, 2026

Drejtori i CIA-së në Kosovë, takohet me presidenten dhe me shefin e AKI-së

PËRGATITI: FATLUM JASHARI     

Kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, ishte destinacioni i radhës i shefit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane – CIA, William Burns, në turin befasues në rajon.

Në masa të shtuara sigurie, pas ndalesës fillestare nëAmbasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ai shkoi në zyrën e presidentes, Vjosa Osmani.

Rreth 50 minuta ka zgjatur qëndrimi i drejtorit të CIA-s, William Burns, në ndërtesën e Kuvendit, respektivisht Presidencës.

Nuk ka konfirmim nëse aty u takua edhe me zyrtarë tëtjerë shtetërorë.

Derisa qytetarët dhe automjetet lëviznin zakonshëm në rrugët, sheshin dhe kafene afër ndërtesës – Policia u pamundësoi mediave përcjelljen e largimit të Burns-it,duke i detyruar jashtë një perimetri supozuar dhe të pashënjuar.

Pak më shumë se sa shefi i CIA-s, aty qëndroi ambasadori Jeffrey Hovenier.

Nga aty, delegacioni amerikan, i prirë nga WilliamBurns, vazhdoi për në selinë qendrore të Agjencisë sëKosovës për Inteligjencë, për një takim me drejtorin Petrit Ajeti.

Jozyrtarisht ATV-ja kuptoi se kryeministri Albin Kurtisonte kthehet në Kosovë – por nuk ka një konfirmim për takim eventual me drejtorin e CIA-s.

Ambasada e SHBA-së nuk dha asnjë informacion lidhur me njërën nga vizitat më të rëndësishme nga një zyrtar amerikan.

Paraprakisht, drejtori i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës amerikane vizitoi Bosnjë e Hercegovinën dhe Serbinë./atvlive.tv

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA