PËRGATITI: KRENARE MULLIQI
Me qëllim që të përfshihen më lehtë në procesin e regjistrimit të popullsisë u hap një sportel i veçantë për mërgimtarët.
Por, hapësira dedikuar për regjistrimin e diasporës në Komunën e Prishtinës gjatë një pjese të madhe të ditës mbeti bosh. Që nga 7 gushti për regjistrim erdhën vetëm rreth 170 persona.
Ky numër i qytetarëve të cilët jetojnë në diasporë s’po vlerësohet i kënaqshëm.
Në anën tjetër, njohësit e procesit konsiderojnë që ka edhe një arsye, e cila ndikoi që pak mërgimtarë të paraqiten fizikisht për t’u regjistruar.
Sipas të dhënave të fundit të Agjencisë së Statistikave, numri i mërgimtarëve të cilët janë regjistruar deri më tani në procesin e regjistrimit të popullsisë është mbi 600 mijë.
Ndërkaq, afati i regjistrimit përfundon më 31 gusht./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:





