PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI
Mbi 4500 maturantë që nuk arritën ta kalojnë testin e maturës në afatin e parë, pas një jave do ta kenë edhe një mundësi.
Megjithatë, atyre iu kanë mbetur edhe tri ditë për të aplikuar në platformën “e-Kosova”, që sërish t’i testojnë njohuritë e tyre.
Udhëheqësi i divizionit për Vlerësim, Standarde dhe Monitorim, në Ministrinë e Arsimit, Fatmir Elezi, tha se deri në mbylljen e afatit pritet të aplikojnë edhe mbi 1000 maturantë.
Derisa vlerësojnë se aplikimi online ka lehtësuar procedurat për nxënësit, njohësit e arsimit kërkojnë që MASHTI, të ketë mirëkuptim për nxënësit që nuk arrijnë të aplikojnë.
“Ka qenë risi e mirë, që ka rritë transparencën, e ka lehtësuar procesin që në të kaluarën ka qenë shumë mekanik e i kufizuar me prezencë fizike, për ata nxënës që nuk arrijnë për ndonjë arsye Ministria duhet të shqyrtojë rastet”, deklaroi Rinor Qehaja, njohës i arsimit.
Provimi i maturës do të mbahet të shtunën e 31 gushtit.
Në afatin e parë të provimit të maturës shtetërore, kalueshmëria ishte 73.3% arritshmëria mesatare në Gjuhë amtare ishte 58.8%, në Gjuhë angleze 54.4% në Matematikë 41.1% dhe në Lëndën Zgjedhore 47.3 %./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:





