PËRGATITI: ARIAN HAJDARAJ
Avokati britanik, Ben Emmerson më nuk do jetë pjesë e mbrojtjes së Kadri Veselit, për arsye ende të paqarta.
Derisa, familja e Veselit ka refuzuar të komentojnë, njohës të çështjeve juridike largimin e Emmersonit e konsiderojnë humbje të madhe, jo vetëm për mbrojtjen e “Lulit”, siç Veseli njihej në luftë.
Kryesues i trupit mbrojtës tani do të jetë britaniku tjetër, Rodney Dixon, i specializuar në të drejtën ndërkombëtare publike, të drejtën penale ndërkombëtare, si dhe në të drejtat e njeriut dhe liritë civile.
Për këto arsye, sipas avokatit Taulant Hodaj, do t’ia dalë ta zëvendësojë mirë 61-vjeçarin.
Megjithatë, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare, Dixonin e pret punë e madhe përpara.
Sipas njoftimit të Dhomave të Specializuara, vendimi për largimin e Emmersonit është marrë me pajtimin e dy palëve, duke u aprovuar për arsye të vlefshme nga Trupi Gjykues dhe pas kërkesës së vetë Kadri Veselit.
Ndërkohë, Ministria e Drejtësisë, çështjen financiare e përjashtoi si arsye për tërheqjen e këtij avokati.
Emmerson, dikur raportues Special i OKB-së për promovimin e të drejtave të njeriut dhe luftimin e terrorizmit, ishte emëruar në krye të mbrojtjes së Veselit në fund të vitit 2020./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:






