9.1 C
Pristina
Saturday, March 21, 2026

Largohen grilat që rrethonin objektin e Komunës së Mitrovicës së Veriut

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq tha se ai kishte kërkuar largimin e rrethojave pasi situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq ka njoftuar se janë larguar grilat që rrethonin oborrin e Komunës.

Përmes një njoftimi të bërë në rrjetin e tij social ‘Facebook’, Atiq tha se ai kishte kërkuar largimin e rrethojave në objektin e Komunës, pas vlerësimit profesional se situata e sigurisë në Mitrovicën e Veriut është përmirësuar dukshëm.

“Nuk duhet dhe nuk do të ketë barriera mes atyre që ju shërbejnë qytetarëve dhe vetë qytetarëve. Do të vazhdojmë që çdo ditë e më shumë të ju shërbejmë qytetarëve me përkushtim e pa dallim”, shtoi tutje ai.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA