PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI
20 mijë euro gjobë i është shqiptuar KESCO-s, nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, për Shkelje të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Sipas komisioneres së Agjencisë, Krenare Sogojeva, edhe pas 30 qershorit, afatit të fundit që iu dha ndërmarrjeve për përgatitje në lidhje me procesimin për mbrojtjen e të dhënave personale, KESCO-ja ka vazhduar shpërndarjen e faturave pa zarfe.
KESCO-ja u gjobit pasi u analizuan ankesat e qytetarëve.
Nëse KESCO-ja apo ndërmarrjet e tjera vazhdojnëshpërndarjen e faturave me metodën e vjetër, gjoba do të dyfishohet.
Të paktën deri të hënën pasdite, Agjencia nuk kishte asnjë përgjigje zyrtare nga KESCO-ja.
Por duke mos dhënë shumë detaje, nga kompania qëbën faturimin e energjisë elektrike, thanë për ATV-nëse ditët në vijim do ta bëjnë analizimin e vendimit.
Për të njëjtën arsye, për shpërndarjen e faturave pa zarfe, në vitin 2016 Agjencia për informim dhe privatësi kishte dërguar ankesë ndaj KESCO-s nëgjykatë.
Gjykata Themelore e Prishtinës, dy vjet më vonë, KESCO-s i kishte shqiptuar gjobë 9 mijë euro.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:





