6.2 C
Pristina
Sunday, April 26, 2026

Paushalli mund të jetë praktikë prezente në faturat e energjisë elektrike në veri edhe për një vit, ende s’ka kontratë për matësit

PËRGATITI: FATLUM JASHARI 

Faturimi i konsumit të energjisë elektrike me vlerë fikse apo paushall mund të jetë praktikë prezente në katër komunat me shumicë serbe edhe për një vit.

Dy muaj e gjysmë nga mbyllja e tenderit, Bashkimi Evropian nuk e ka nënshkruar kontratën për furnizim me matës të mençur, për konsumatorët Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok.

Pa dhënë detaje, Zyra e BE-së përsëriti përgjigjen që i kishte dhënë ATV-së në fillim të muajit Qershor.

“Aktualisht, Bashkimi Evropian është duke i vlerësuar ofertat e pranuara. Me kusht që procedura është suksesshme, kontrata do të nënshkruhet së shpejti”, thanë nga zyra e BE-së në Kosovë.

mbyllur, sikur për secilën çështje tjetër, mbeten nëElektrosever – kompaninë bijë të “ElektroPrivredaSerbija, e licencuar në Kosovë në Qershor të vitit 2022.

Megjithatë nëpërmjet fletushkave, pa përmendur detaje dhe afate, kjo kompani ka nisur informimin e konsumatorëve të saj se matësit aktualë “në të ardhmen të ndërrohen me të mençur”

Matësit, të cilët do t’i blejë Bashkimi Evropian, do t’i dorëzohen KEDS-it, që pastaj në bashkëpunim me Elektroseverin do të vijojë me vendosjen e tyre.

Draft-kontrata, të cilën e ka parë ATV-ja, dhe e cila parasheh furnizim me rreth 25 mijë matës “smart”, si dhe koncentratorë e transmormatorë të tensionit të energjisë, ka afat zbatimit prej 365 ditësh.

Sipas kushteve specifike në draft-kontratë, brenda tre muajve të parë, furnitori do të bëjë dërgesën e parë prej jo më shumë se 10% të totalit të matësve.

Nga 1 Janari 2024, kur Elektrosver mori përsipër furnizimin në katër komunat me shumicë serbe në veri pjesa dërmuese e konsumatorëve paguajnë paushall, në vlerë rreth 20 euro.

Që nga përfundimi i luftës, dëmi buxhetor si pasojë e mos-pagesës së energjisë elektrike në Mitrovicë të Veriut, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok llogaritet të jetë rreth 350 milionë euro.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA