PËRGATITI: KASTRIOT TAHIRI
Moti i ligë ishte fatal për një grua, të dielën në Prevallëtë Prizrenit.
64-vjeçarja nga Ferizaj vdiq pasi u godit nga rrufeja, teksa po qëndronte në këtë ambient malor, bashkë me katër persona të tjerë.
Në momentin e goditjes, ata po qëndronin nën një lis.
Viktima nuk u bëri ballë plagëve, ndërsa vdekjen e saj e konstatoi ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit. Rastin e konfirmoi për ATV-në edhe zëdhënësi i policisë rajonale të Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Lëndime nga rrufeja morën edhe katër personat tjerë. Por nga Urgjenca në Spitalin e Prizrenit, thonë se pas kontrolleve mjekësore, është konstatuar se ata tashmë janë jashtë rrezikut për jetë.
Deri në spitalin rajonal, të lënduarit u dërguan nga urgjenca dhe Forca e sigurisë së Kosovës.
Siç mëson televizioni, e ndjera po qëndronte në Prevallë tash e një kohë, bashkë me dy familjarë, për shkaqe shëndetësore. Ndërkaq dy të lënduarit tjerë janë nga komuna e Malishevës.
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:






