21.4 C
Pristina
Sunday, April 26, 2026

Lehtësimet në votim, pritet shtim i votuesve nga diaspora

PËRGATITI: PRANVERA KRASNQI    

Më 2021, votat e mërgimtarëve erdhën me postë.

Por në procesin e ardhshëm zgjedhor, në shkurt të vitit 2025, diaspora do të mund të votojë për subjektet e tyre të preferuara, edhe në përfaqësitë diplomatike tëKosovës, nëpër shtetet ku jetojnë.

Regjistrimi si votues, sipas Ligjit të Ri për Zgjedhjet e Përgjithshme, mund të bëhet në formë elektronike.

Dy janë mënyrat për të aplikuar për regjistrim: njëra prej tyre do të jetë aktive, behët fjalë për aplikimin për t’u regjistruar përmes platformës elektronike. Mënyra tjetër, por kjo mundësohet vetëm në rrethana të jashtëzakonshme, behet përmes postës, në një nga kutitë postare të KQZ-së. KQZ-ja mundëson regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës edhe përmes e-mailit personal”, deklaroi Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së:

Ky proces, për mërgimtarët ndahet në dy faza. Në të dytën, duhet të përcaktohet mënyra e votimit.

“Në momentin e regjistrimit, votuesit do të përcaktohen individualisht për mënyrën e votimit, fizikisht, në përfaqësi diplomatike apo në hapësira të tyre, të cilat shndërrohen në qendra të votimit, sipas kritereve të KQZ-së, duke dërguar fletëvotimet përmes kutisë postare të KQZ-së, në postën e Kosovës dhe duke dërguar fletëvotimet përmes postës në një nga kutitë postare të hapura nga KQZ-ja dhe me lehtësimin e përfaqësive diplomatike, jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Këto reforma, sipas politologut Fidan Ukaj, reflektojnë pozitivisht për Kosovën. Madje Ukaj thotë se lehtësimi i procesit të votuesve nga diaspora, do të ndikojë në rritjen e numrit të tyre.

“Rrjedhimisht edhe interesimi për të votuar do të jetë i lartë, pritet numër i konsiderueshëm i votuesve nga jashtë”, tha ai.

zgjedhjet e 2021-ës ishin mbi 100 mijë votues jashtë Kosovës të regjistruar dhe verifikuar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për votim.

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img
spot_img

LAJME TË TJERA