Mbi 50 raste për infuzione, në QKMF të Prishtinës vetëm 3 shtetër

PËRGATITI: SARA SHEHU         

Vetëm tre shtretër janë në dispozicion në Qendrën kryesore të mjekësisë familjare në Prishtinë, për pacientët që duhet të marrin infuzion.

Ndërkaq, deri në 50 raste brenda 24 orëve, drejtohen në këtë Qendër për këtë lloj terapie.

Për shkak numrit të lartë të pacientëve, qytetarët kërkojnë që të ketë shtretër më shumë.

Mirëpo, sipas mjekut Rushit Ismajli, shtretërit do tëishin të mjaftueshëm, nëse pacientët nuk do të këmngulnin që shërimin e viruseve ta bëjnë vetëm me infuzione.

“Ditëve të fundit ka rritje të rasteve me barkqitje,sepse është një virus që është shpërnda. Por qytetarët nuk duhet menjëherë të marrin infuzione. Ata duhet të hidratohen më shumë, të pinë ujë, të pinë supë. Nuk janë të justifikueshme këto kërkesa të mëdha për të marrë infuzione. Pasi që marrja e infuzioneve duhet vetëm në raste urgjente”, tha Ismajli.

Megjithatë, Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në kryeqytet është e furnizuar me terapi ampulare.

Sipas të dhënave të Menaxhmentit Drejtues të QKMF-së, brenda 24 orëve, numri i përgjithshëm i ofrimit të shërbimeve mjekësore për pacientë është mbi 300./atvlive.tv

Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme:

 

 

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_img

LAJME TË TJERA