Rreziku i zjarreve në Kosovë, Policia bën thirrje për kujdes, paralajmëron masa ligjore

Temperatura të larta janë duke u regjistruar ditëve të fundit në vend.

Si shkak i kësaj policia rajonale e Pejës ka një apel për qytetarët.

Krejt, kjo duke pas parasysh rrezikun e përgjithshëm që mund të shkaktojnë zjarret.

Policia ka kërkuar nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të shmangin ndezjen e zjarreve.

“Duke iu referuar temperaturave të larta gjatë këtyre ditëve, dhe përvojave nga vitet e kaluara, zjarret shkaktojnë rrezikim të përgjithshëm dhe pasoja të rënda kudo që shfaqen. Policia e Kosovës kërkon nga të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm, të shmangin ndezjen e zjarreve dhe të raportojnë apo lajmërojnë autoritetet për çdo person të dyshuar që mund të jetë i përfshirë në raste të tilla të zjarrëvenieve”, thuhet në komunikatën e Policisë së Pejës.

Ndërsa, ndaj të gjithë atyre që rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, do të ndërmerren masa ligjore.

“Policia e Kosovës do të ndërmerr masa ligjore ndaj të gjithë atyre individëve që në një formë apo tjetër rrezikojnë jetën apo pronën e qytetarëve, qoftë qëllimisht apo përmes pakujdesisë së shfaqur në çfarëdo forme”, thuhet më tutje në komunikatë.

“Apelojmё tё tё gjithё qytetarёt tё cilёt frekuentojnё zonat malore tё rajonit tё Pejёs, e nё veçanti Bjeshkёt e Nemuna qё maksimalisht tё jenё tё kujdesshёm dhe tё pёrmbahen çdo aktivitet qё mund tё shkaktoj zjarre gjatё pёrdorimit si ( shkrepsa, cigare, grilla, zjarre nё natyrё etj)”, thuhet në komunikatën e Policisë.

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA