PËRGATITI: PRANVERA KRASNIQI
Këta 25 hektarë tokë në fshatin Shkabaj të Prishtinës janë rezervuar për vendosjen e paneleve diellore, më të mëdha në rajon.
Pavarësisht që lokacioni i “SOLAR4KOSOVO” u sigurua në shtator të vitit të kaluar, fillet e projektit janë që nga viti 2017.
Mirëpo punimet pritet të fillojnë së shpejti, pasi sipas Kryeshefit ekzekutiv të ndërmarrjes “Termokos”, ato u pezulluan si pasojë e masave ndëshkuese të Bashkimit Evropian.
Përmes paneleve diellore, sipas Osmanit, do të sigurohet ngrohje për 12 mijë banorë të lagjeve Arbëri e Tophane të Prishtinës.
Aktualisht, rreth 94 për qind e energjisë elektrike në Kosovë prodhohet nga djegia e thëngjillit, ndërsa rreth 6 për qind nga burimet e ripërtërishme, andaj ekspertët e mirëpresin këtë projekt.
Projekti realizohet në bashkëpunim me Qeverinë gjermane dhe kap vlerën rreth 100 milionë euro.
Në kuadër të projektit “Solar 4 Kosovo”, në afërsi të impiantit solar planifikohet ndërtimi i një rezervuari të energjisë ngrohëse me një kapacitet prej 400 mijë metra kub./atvlive.tv/
Për më shumë ndiqni videon e mëposhtme: