Është arrestuar një burrë dje në Ferizaj pasi që ai dyshohet se ka shkaktuar dhunë në familje.
Policia njoftoi se i dyshuari pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar i dyshuari dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin policor.







