7.9 C
Pristina
E hënë, 23 Shtator, 2024

Pavarësisht vendimit të gjykatës, punimet në “Rrugën A” vazhdojnë

Gjykata Komerciale e Kosovës ka vendosur që të ndalë punimet në “Rrugën A”, që qeverisja e Përparim Ramës e ka cilësuar si më të rëndësishmen deri tash.

Mirëpo pavarësisht kësaj, punimet në këtë rrugë po vazhdojnë. Të hënën janë parë punëtorët që kanë vazhduar punimet në “Rrugën A”, raporton ATV.

Të premten njoftimin lidhur me vendimin e Gjykatës Komerciale a ka bërë Ilir Kërçeli, shef i kabinetit i kryetarit të Kuvendit.

Por, lidhur me vendimin ka reaguar kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka thënë se vendim është i bazuar në interesa politike e grupe interesi duke shtuar se vendimi është marrë nga gjyqtarja Vlora Pacolli, motër e deputetes së Vetëvendosjes, Fitore Pacolli.

Nga Lëvizja Vetëvendosje në Prishtinë kanë thënë se arsye e pezullimit është dyshimi për shkelje ligjore gjatë aktivitetit të prokurimit.

Ndërsa Rama duke thënë se nuk i komenton vendimet e gjyqësorit, ka kërkuar nga Organi Shqyrtues i Prokurimit të ankohet ndaj vendimit. Ai po ashtu ka kërkuar nga Këshilli Gjyqësor që të sigurojë që “ky proces të jetë i drejtë, profesional, i paanshëm, dhe i bazuar vetëm në ligj”. /atvlive.tv

spot_imgspot_img
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të ATVLIVE.TV në Viber.

Bëni Subscribe në kanalin zyrtar të ATV-së në YouTube – Kliko KËTU

LAJME TË TJERA

spot_img
spot_img

PUBLIKUAR SË FUNDI

spot_imgspot_img
spot_img

LAJME TË TJERA