Aktorja Lena Kryeziu Bokshi në emisionin “LIBERO” ka ndarë një rrëfim mbi emocionet intensive që përjeton një aktor para daljes në skenë, duke i përshkruar ato si ndër përvojat më të forta që mund të ndiejë një njeri.
Ajo theksoi se emocionet e premierës janë të papërshkrueshme dhe shpeshherë aktori e kalon gjithë shfaqjen pa qenë plotësisht i vetëdijshëm për çdo moment.
“…Emocionet e premierës janë të papërshkrueshme. Shpesh ndodh që e kapërcen komplet shfaqjen pavetëdije, sepse punon nënvetëdija si aktor dhe vetëm në fund e kupton që gjithçka ka përfunduar…”, u shpreh ajo.
Sipas Kryeziut, para se të dalë në skenë, aktorët përjetojnë një përzierje emocionesh të forta, nga adrenalina te frika dhe ankthi.
“…Para shfaqjes ke një lloj adrenaline dhe tremë të jashtëzakonshme. Janë shumë emocione të përziera. Kam lexuar diku se është si me bë një aksident dhe me i thy 40 eshna përnjëherë – dhe vërtet ashtu ndihet…”, tha aktorja.
Megjithatë, ajo shton se pavarësisht intensitetit të këtyre ndjesive, përvoja mbetet unike dhe e pazëvendësueshme.
“…Janë emocione shumë të forta, por s’ka më bukur. Është një gjendje surreale…”, përfundoi ajo.
Për ta dëgjuar intervistën e plotë të Lena Kryeziu Bokshit, klikoni linkun e mëposhtëm:






