Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe aktualisht bashkëlojtar i Lionel Messit te Inter Miami, Jordi Alba, ka folur me emocione për mënyrën se si klubi katalanas duhet ta nderojë sulmuesin argjentinas në “Spotify Camp Nou”.
Alba u shpreh se Messi e meriton një nderim të madh, duke theksuar se rikthimi i tij në stadiumin ku u bë legjendë do të ishte një moment historik për klubin dhe tifozët.
“Ai dëshiron të nderohet, dhe shpresoj që kjo të ndodhë. Ai e meriton, do të jetë një festë e jashtëzakonshme. Të gjithë presim këtë moment. Ai është lojtari më i mirë në histori, dhe Camp Nou meriton të ndjejë përsëri energjinë e tij,” tha Alba, duke rikujtuar rëndësinë e Messit për Barcelonën.
Gjatë karrierës së tij te Barça, Lionel Messi ka shënuar 672 gola në 778 ndeshje, ka fituar 10 tituj të La Ligës, 4 Liga të Kampionëve dhe 7 Topa të Artë, duke u bërë futbollisti më i suksesshëm në historinë e klubit katalanas.
Deklarata e Jordi Albës ka ndezur sërish emocionet e tifozëve, të cilët prej kohësh presin një nderim zyrtar dhe madhështor për legjendën më të madhe që ka pasur ndonjëherë Barcelona.







