Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj – pasi iu janë gjetur armë, fishekë e substancë e dyshuar narkotike e llojit, marihuanë në pronat e tyre.
Arrestimet janë kryer në fshatin Gramaçel të komunës së Deçanit.
Gjatë operacionit, policia ka gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me leje me 16 fishekë, një pushkë, një tjetër pistoletë me leje me karikator dhe 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtjen e armëve, një pushkë tjetër, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika, si dhe rreth 1.5 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.
Po ashtu, janë sekuestruar edhe dy automjete të dyshuara për shmangie doganore, të cilat janë dorëzuar tek Dogana e Kosovës për procedim të mëtejmë.
Të ndaluarit janë liruar.
Njoftoi i plotë:
MBAJTJE NË PRONËSI, KONTROLL OSE POSEDIM TË PAAUTORIZUAR I ARMËVE
Fsh. Gramaçel, Deçan 12.08.2025-09:30. Janë arrestuar tre të dyshuar, një mashkull kosovar dhe dy femra, njëra kosovare dhe tjetra me shtetësi të huaj, pasi që gjatë bastisjes në pronat e tyre janë gjetur dhekonfiskuar; një pistoletë (me leje) me 16 fishekë, një pushkë, një pistoletë (me leje) me karikator dhe me 24 fishekë, pajisje për mirëmbajtje të armëve, një pushkë, gjithsej 110 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër thika si dhe sasi të vogla substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë me peshë rreth 1.5 gram. Po ashtu, janë sekuestruar dy automjete për shmangie doganore, të cilat janë proceduar tek Dogana e Kosovës. Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.