Në ambientet e stadiumit “Fadil Vokrri”, është mbajtur seminari për licencimin e klubeve për garat e UEFA-s për edicionin garues 2025/26, ku morën pjesë zyrtarët e klubeve të Albi Mall Superligës dhe Superligës së vajzave.
Përgjegjësit nga UEFA, Daniele Bernardi dhe Andre Glue, në këtë seminar njoftuan klubet për ndryshimet që ka pësuar Rregullorja e UEFA-s për licencimin në garat evropiane, kriteret që duhet të plotësohen dhe fazat deri në finalizimin e këtij procesi.
Procesi i licencimit të klubeve do të përmbyllet në muajin maj dhe ky është një hap shumë i rëndësishëm për të gjitha klubet kosovare, përcjellë KosovaPress.
Daniele Bernard nga UEFA vlerësoi lartë zhvillimin e klubeve në aspektin e licencimit, duke theksuar se ky seminar është domosdoshmëri për klubet kosovare që të përditësohen me ndryshimet e rregullores për edicionin 2025/26.