Presidenti i SHBA-së, Joe Biden pritet t’i drejtohet kombit nga Shtëpia e Bardhë gjatë ditës së sotme.
Ndërsa ai ka lëshuar një deklaratë lidhur me zgjedhjet, kjo do të jetë paraqitja e tij e parë që kur Kamala Harris u mposht nga Donald Trump.
Kujtojmë se deri në mesin e korrikut, Biden ishte vendosur të përballej sërish me Trumpin si kandidat demokrat.
Kampi i presidentit ishte i bindur se ai mund të përsëriste fitoren e tij të vitit 2020, por ai përfundimisht u largua mes vlerësimeve të këqija të sondazheve dhe kritikave për një performancë të dobët debati kundër Trump – një performancë që nxiti spekulime mbi shëndetin e tij fizik.